Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
FOTO/ Greqi, aksidentohet autobusi me 30 pelegrinë, ka të lënduar
Një autobus me 30 pelegrinë doli nga rruga dhe u përmbys në afërsi të Athinës. Sipas raportimeve të mediave greke, 12 persona u plagosën lehtë dhe u dërguan në spitalin e Volosit. Autobusi turistik po udhëtonte nga Larisa drejt një manastiri në Kanalia, Magnezi. Forcat e policisë, tre automjete të zjarrfikësve dhe katër ambulanca ndodhen në vendngjarje, ndërsa drejtuesit e automjeteve të tjera, që kalonin ndaluan dhe nxituan për të ndihmuar. Rrethanat e aksidenti mbeten të paqarta. Grupi hetimor po punon për sqarimin e tyre.