Festivali i Akuarelit në Pogradec, artistë nga më shumë se 30 vende të botës bashkohen në qytetin liqenor

Festivali i Akuarelit në Pogradec, artistë nga më shumë se 30 vende të botës bashkohen në qytetin liqenor

Për herë të parë Pogradeci mirëpriti festivalin ndërkombëtar të Akuarelit, një event kulturor që bëri bashkë artistë nga më shumë se 30 vende të botës. Sipas organizatorëve, Pogradeci është qyteti i duhur për realizimin e një festivali të tillë në përmasa të mëdha. Pjesa më e madhe e artistëve të huaj e vizitonin për herë të parë qytetin. “E pëlqej këtë qytet, më tepër i zhvilluar se mendoja, sot pikturoja dhe kisha një pamje fantastike, ju betohem, një nga pamjet me të bukura që kam pikturuar ndonjëherë. Mendoj se ky event e ngre në një shkallë më lart këtë zonë. Ju duhen këto evente për të promovuar turizmin”, u shpreh Hamit Kappor, piktor indian. “Kam ardhur disa herë në Pogradec, këtë herë jam kënaqur shumë....