Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Kosova sfidon sot Slloveninë, i mjafton 1 pikë për të siguruar Play off e Botërorit
Kosova zhvillon këtë mbrëmje ndeshjen e parafundit në Grupin B të eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2026, duke u përballur në transfertë me Slloveninë. Paralelisht luhet edhe sfida tjetër e grupit, Zvicër- Suedi, me skandinavët tashmë të siguruar në play-off falë Ligës së Kombeve. Aktualisht, “Dardanët” mbeten në garë edhe për vendin e parë, pasi pas kësaj ndeshjeje do të presin Zvicrën në Prishtinë më 18 nëntor, një duel që mund të vendosë fatet e kualifikimit direkt. Në konferencën para ndeshjes, trajneri Franco Foda u shpreh se Kosova do të synojë me çdo kusht fitoren, pavarësisht se një barazim do të mjaftonte për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në play-off. “E kemi studiuar me kujdes Slloveninë, jo vetëm ndeshjen mes nesh, por edhe paraqitjet e tyre kundër...