Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pas atentatit në Rinas, Gjykata “shpëton” policët që lëshuan vërtetimin për Muçi Shaljanin
Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur të cilësojë të paligjshëm arrestimin e policëve të komisariatit numër 3 në kryeqytet dhe nuk caktoi masë sigurimi në ngarkim të tyre. Prokuroria kishte kërkuar caktimin e masave të sigurimit detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit deri në sqarimin e plotë të rrethave të hetimit. Dy efektivët u proceduan nga AMP pasi kanë dhënë vërtetimin që të hynte në punë Muçi Shaljani alias Sheqeri. Ata u ndaluan më 12 nëntor, pas atentatit të ndodhur në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos efektivi i AMP-së, që ka ndërruar jetë këtë të shtunë në spital, 15 nëntor.