Nga 1 janari nis sistemi bonus-malus- Sigurimet do të përcaktohen nga profili i shoferit dhe historiku i aksidenteve

Nga 1 janari nis sistemi bonus-malus- Sigurimet do të përcaktohen nga profili i shoferit dhe historiku i aksidenteve

Nga 1 janari, nis sistemi bonus-malus”, sigurimet do të përcaktohen nga profili i shoferit dhe historiku i aksidenteve Nga 1 janari 2026 hyn në fuqi sistemi bonus–malus për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve. Ky sistem parashikon që drejtuesit të paguajnë prime të diferencuara, të bazuara në historikun e dëmeve dhe përvojën në drejtim. “Bonus-malusi është shumë i dobishëm, në radhë të parë frenon aksidentet, njerëzit bëhen më të ndërgjegjshëm” tha eksperti Gëzim Hoxha. Eksperti Hoxha shpjegon se gjatë tre viteve të para, shoferët nuk do të mund të përfitojnë bonusin e parashikuar nga ligji. “Ne kemi 20 vjet që paguajmë, 30 vjet që paguajmë siguracione sepse kemi 30 vjet në treg dhe i gjithë ky kontribut na ikën dëm“, theksoi ai. Ai ngre shqetësimin për mungesën...