Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Umberto Eco: Librat respektohen duke i përdorur, jo duke i lënë mënjanë…
Umberto Eco ishte një shkrimtar, filozof, kritik letrar, semiolog dhe profesor universiteti italian. Eco ka lindur me 5 janar të vitit 1932 në Alessandria, Itali, ndërsa ka ndërruar jetë me 19 shkurt 2016 në Milano, në moshën 84-vjeçare. ObserverKult ua sjell disa thënie nga Umberto Eco: Kur shkruan një libër nuk ke kontroll mbi gjërat që do të kuptojnë të tjerët. Librat respektohen duke i përdorur, jo duke i lënë mënjanë. Ai që jeton duke kultivuar shpresa të pamundura, është një dështak. Sa më shumë gjëra të dijë njeriu, aq më shumë gjëra i kanë shkuar mbrapsht. Për të mos u dukur budalla pastaj, evitoj të dukem dinak tani. Lëre zemrën të flasë, pyet fytyrat, mos dëgjo llafet. Edhe budallai mund të thotë ndonjë gjë...