Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit

Zjarri përfshin qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit

Një zjarr ka përfshirë qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit. Si pasojë është shkrumbuar gjithçka edhe pse në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse. Qendra ka qenë e mbyllur në momentin që ka rënë zjarri, ndaj nuk ka të lënduar në njerëz, po vetëm dëme materiale. Dyshohet se zjarri ka rënë fillimisht në ambientin ngjitur që përdorej si kopsht fëmijësh, ndërkohë që zjarrfikësit kanë shmangur përhapjen e zjarrit që rrezikonte dhe shumë banesa në Vadardhë të Sukthit.