Foto Balluku-Wright/ A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK?

Foto Balluku-Wright/ A e ka njoftuar Ambasada e SHBA, Sekretarin e Energjisë, se po takonte një të akuzuar nga SPAK?

Nga Boldnews.al Në 31 Tetor, Prokuroria e Posaçme njoftoi se kishte marrë të pandehur zv.kryeministren dhe njëkohësisht Ministren e Energjisë, Belinda Balluku, për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, në lidhje me procedurën 190 milionë euro për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë. Një zhvillim i tillë, natyrisht, do të duhej të trondiste themelet e qeverisë në një vend normal dhe, më së paku, personi i akuzuar zyrtarisht, do të duhej të largohej nga detyra. Por, Belinda Balluku, vetëm një javë më pas, u shfaq në një takim ndërkombëtar në Greqi, ku po diskutohej për çështjet rajonale të energjisë. Takimi drejtohej, as më pak e as më shumë, se sa nga Sekretari Amerikan i Energjisë, Charles Wright . Në foto: Belinda Balluku dhe Sekretari Amerikan...