EMRI/ I shpallur në kërkim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pasoja” këtë të shtunë në Tiranë, ku është kapur një 40-vjeçar i shpallur në kërkim. 40-vjeçari Ahmet Bellahu akuzohet se i mori një shtetasi, 21 000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte dokumentet për të udhëtuar në SHBA. Sipas njoftimit zyrtar, Bellahu rezulton i dënuar me 6 vjet burgim “Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar/dënuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, finalizuan operacionin “Pasoja”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim, Ahmet Bellahu, 40 vjeç. Gjykata e Tiranës e ka dënuar 40-vjeçarin, në...