Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Sulme të reja Rusi – Ukrainë! Të vdekur, të plagosur e shumë shkatërrime nga goditet me raketa në lindje
Luftimet janë intensifikuar në lindje të Ukrainës, rreth qytetit në vijën e frontit, Pokrovsk, teksa Rusia kreu edhe një tjetër sulm gjatë natës mbi Kiev duke goditur infrastrukturën civile. Ekipet e ndihmës së parë po vijonin kërkimet në rrënoja në mëngjesin e kësaj të shtune, ndërsa nurëmi i viktimave u raportua fillimisht në të paktën 7 persona. Autoritetet ukrainase thanë se tre raketa dhe qindra dronë u lëshuan gjatë natës, ndërsa mbrojtja ajrore e vendit asgjësoi pjesën më të madhe të tyre. Sulmet erdhën pas një breshërie edhe më intensive të një natë më parë, prej 430 dronësh dhe 18 raketash, ku u vranë 6 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se qindra përplasje...