Serbia në krizë nafte për shkak të sanksioneve të SHBA kundër kompanisë NIS, REL: Çmimet mund të rriten, rezervat zgjasin vetëm 10 ditë

Serbia në krizë nafte për shkak të sanksioneve të SHBA kundër kompanisë NIS, REL: Çmimet mund të rriten, rezervat zgjasin vetëm 10 ditë

Nafta për përpunim në Rafinerinë e Pançevës, e cila është pjesë e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), sipas llogarive të zyrtarëve, mjafton edhe për dhjetë ditë të tjera. Për shkak të sanksioneve të SHBA-së kundër NIS-it, që kanë ardhur si rezultat i pronësisë shumicë ruse, furnizimi me naftë të papërpunuar për Serbinë është ndërprerë. Me ndihmën e shtetit, apo përmes sasive të naftës nga rezervat shtetërore, rafineria në Pançevë do të ketë lëndë të parë vetëm deri më 25 nëntor. Në rast të zvogëlimit të kapaciteteve ose ndalimit të punës pas këtij afati, të parët që do ta ndienin goditjen, do të ishin punëtorët e rafinerisë. “Deri tani kemi arritur të kontribuojmë që kufizimet e shkaktuara nga sanksionet, të mos e rrezikojnë sigurinë ekzistenciale...