Kapet i armatosur në makinë, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Kapet i armatosur në makinë, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 53-vjeçar që qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri të mbajtur në brez. Operacioni policor i koduar “Brezi” u zhvillua pas informacioneve operative se një person lëvizte i armatosur në zonë. Në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin e dyshuar dhe gjatë kontrollit fizik të drejtuesit, shtetasit I. D., banues në Sukth, i gjetën një pistoletë tip Glock dhe municion luftarak. Arma dhe municioni u sekuestruan si prova materiale. 53-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.