Testimi i PISA: 60% e të rinjve shqiptarë analfabetë funksionalë

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) ka dhënë vlerësimin përfundimtar mbi te dhënat e performancës arsimore të të rinjve në vendin tonë për vitin 2025.
Vetëm para pak kohësh grupmoshat 15 vjeç, i janë nënshtruar testeve në tre literatura kryesisht në gjuhë & letërsi, matematikë dhe shkencë ku nga rezultatet e provimeve të kryera Shqipëria është renditur në vendin e 69 nga 80 vende të tjera pjesëmarrëse.
Publikimi i këtyre shifrave i kanë dhënë në këtë mënyrë një goditje të fortë sistemit arsimor vendas. Po ashtu të dhënat e bankës botërore kanë raportuar se 60% e të rinjve shqiptar janë analfabetë funksionalë, e kryesisht në shkencat ekzakte.
Studiuesit kanë raportuar se ky numër krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian është gati tre fish më i lartë dhe krahasuar me Serbinë është dyfish më i lartë. Ata kanë deklaruar në media se performanca e nxënësve ka qenë relativisht shumë e dobët ku shumë prej tyre i kanë dorëzuar fletët e provimit bosh.Duhet thënë që PISA , e ka renditur çdo vit Shqipërinë në vendet e fundit, duke nxjerrë kështu në pah standartet jo në nivelet e duhura të mësimdhënies në vend.