Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gazeta “El Pais” plas ‘bombën’: Rama mori në mbrojtje publikisht njeriun që pastronte paratë e Kartelit të Sinaloas
Vazhdon të bëjë shumë bujë sanksionimi nga SHBA i Luftar Hysës, njeriut të Edi Ramës brenda Kartelit të Sinaloas, i shpallur nga Uashingtoni si organizatë terroriste. Një nga gazetat më të mëdha në planet, EL PAIS, shkruan se Edi Rama e mori në mbrojtje Luftar Hysën, njeriun që pastronte paratë e Sinaloas Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara sanksionoi këtë javë një sërë kazinosh, restorantesh dhe pronarët e tyre në Meksikë, duke i akuzuar ata për pastrim të dyshuar parash për Kartelin e Sinaloas. Në total, thuhet se këto shtëpi bastesh kanë ndihmuar në pastrimin e dy milionë dollarëve nga viti 2017 deri në 2024; gjë që bëri që Rrjeti i Kontrollit të Krimeve Financiare të lëshojë një alert për 10 kazino, ndërsa Zyra...