Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Artan Fuga, “Autori më i mirë i vitit”! Në panair vlerësohen edhe Muçi, Nerguti dhe Banka
I kthyer në një traditë të përvitshme, Panairi i Librit 2025 vlerësoi autorët dhe përkthyesit që kanë spikatur për kontributet e tyre në letërsinë shqipe dhe atë të përkthyer. Juria ndau pesë çmime kryesore, duke nderuar vepra që sollën qasje origjinale, mendim të thelluar dhe mjeshtëri të veçantë gjuhësore. Çmimi “Autori më i mirë i vitit” i shkoi shkrimtarit Artan Fuga për romanin Ndëshkimi i dytë i Evës. Romani u veçua për strukturën mbresëlënëse që bashkon mitin e zanafillës me dramën familjare e urbane, si edhe me sfidat teknologjike të sotme. Çmimi “Përkthyesi më i mirë i vitit” u fitua nga Virgjil Muçi për përkthimin romanit “Xhejmsi” të Percival Everett. Përkthimi u vlerësua për pasurinë gjuhësore, aftësinë për të sjellë dy regjistrat e veçantë të...