Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Deklarata e kryeministrit për çështjen Rinas/ Berisha: Vetëm Rama nuk i sheh kamerat se do të mashtrojë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale është ndalur te deklarata e Ramës për atentatin e Rinasit. Berisha tha se nuk është e vërtetë që mungonin kamerat në atentatin ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, pasi përmes tyre shqiptarët panë gjithë ngjarjen. Kryedemokrati tha se vetëm Rama nuk i sheh kamerat pasi kërkon të mashtrojë. “Vrasjet që ndodhën në oborrin e Rinasit. Rama deklaroi se mungonin kamerat. Kur përmes tyre shqiptarët panë gjithçka. Përveç Rama që nuk i sheh se do të mashtrojë”, tha Berisha.