Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
I thirrur në SPAK/ Berisha njofton “Foltore 2”: Pres të nis takime me demokratët
Në një kohë që SPAK e ka thirrur për çështjen e “21 Janarit”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar nisjen e “Foltores 2” dhe një tur takimesh në bazë me demokratët. Berisha theksoi në një bashkëbisedim me qytetarët online, se analiza e situatës politike do të nisë menjëherë, ndërsa shprehu synimin për t’u takuar në të katër anët e vendit me mbështetësit e tij, me qëllimin siç tha ai për t’u përballur “dhëmb për dhëmb” me “regjimin”. “Analiza do të nisë menjëherë dhe turi im në bazë do të nisë menjëherë. Pres të nis takime në të katër anët e vendit me qytetarë dhe demokratë me shpresën se shqiptarët me guximin dhe energjinë e tyre do përballen dhëmb për dhëmb me këtë regjim.”,...