Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Çmimet e Panairit të 28-të të Librit, “Autori më i mirë i vitit” i jepet Artan Fugës
Në Pallatin e Kongreseve në sallën Ovale është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve për Panairit të 28-të të Librit. Çmimi “Autori më i mirë i vitit” i është dhënë Artan Fugës për romanin “Ndëshkimi i dytë i Evës”. Çmimi për “Përkthimin më të mirë” iu dha Virgjil Muçit për përkthimin mjeshtëror të veprës Xhejmsi të Percival Everett, fitues i Çmimit Pulitzer 2025, botuar nga “Dituria”, ku reflektohen njohuritë e thella të natyrës së shqipes, por edhe talenti i tij prej shkrimtari. Gjuhësimi me zhdërvjelltësi të admirueshme i dy regjistrave të idiomës së romanit, e bën këtë vepër madhore të bashkëkohësisë t’i flasë lexuesit shqiptar, duke ruajtur ngjyresat dhe kompleksitetin e tekstit origjinal. Çmimi për përkthimin më të mirë letrar nga frëngjishtja në shqip i...