No Image Available

“U vra nga i dashuri i saj”- I dha fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa? Shoku i studentes shqiptare: E shtyu e zbriti për të konfirmuar që kishte vdekur!

Vdekja e Daorsa Spahija, studentes nga nga Gjakova e cila dyshohet se i dha fund jetës tragjikisht më 5 nëntor në Tetovë duke u hedhur nga ndërtesa, ka ngritur hije dyshimi.  Shoku i saj Arbër Zhubi pretendon se ajo u vra nga i dashuri. Sipas tij, Daorsa Spahija është shtyrë nga lartësia e ndërtesës nga partneri, duke ngritur dyshime se policia në Maqedoni të Veriut e ka fshehur të vërtetën.  “Personi pasi ka shtyrë vajzën rreth orës 16:15, ka zbritur poshtë, dhe e ka konfirmuar vdekjen e shoqes sonë, Daorsës, pra personi Hevzi Sejdiu, më pas, kamerat e sigurisë janë rreth pesë ose gjashtë kamera që përfshijnë hyrjet e apartamenteve, garazhe që kanë pamje të jashtme”, deklaroi ai për Klan Kosova.  Duke shtuar se: “Rasti është vrasje, që është fshehur nga Policia e vendit, dhe është krijuar terreni...