Batuta e Ramës: Si mund t’u thuash vlonjatëve respektoje planin dhe mos u sill si vetë zot e shkop, mbret apo kryeministër

Batuta e Ramës: Si mund t’u thuash vlonjatëve respektoje planin dhe mos u sill si vetë zot e shkop, mbret apo kryeministër

Duke folur për çështjen e mbetjeve dhe pastrimit, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat për vlonjatët, teksa tha se s’i mund t’ju thuash atyre që të respektojnë planin dhe të mos sillen si vetë “zot e shkop”.  “Ça plani t’u bësh vlonjatëve dhe t’u thuash shiko se duhet të respektosh këtë plan dhe nuk duhet të sillesh si vetë zot, shkop, kryeministër, mbret vetë president dhe zoti në tokë. E pamundur, atëherë kjo do të na ndihmojë të ndajmë ata që janë qytetarë të përgjegjshëm dhe ata që fshihen pas emrit të vlonjat që bëjnë ça të duan e sjell si shembull se meqë kam një pjesë andej i bie edhe vetes me këtë rast dhe nuk me thonë dot ça ke me ne.”, tha Rama.