Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tubim kundër projektligjit/ Pano: Shqipëri, 77 tradhtarë ta vunë kokën në hi
Koalicioni Pro Familjes dhe Jetës ka zhvilluar ditën e sotme tubimin në sheshin “Skënderbej” kundër ligjit për Barazinë Gjinore. Në protestë janë bashkuar qytetarë të shumtë që kundërshtojnë ligjin. Aktivistja e koalicionit, Linda Pano në fjalën e saj bëri thirrje për mbrojtjen e fëmijëve. Ky ligj tha ajo prek fëmijët nga mosha 4 deri në 18 vjeç. “Mos mi prek fëmijët. Ky ligj prek fëmijët nga 4 deri në 18 vjeç dhe detyron mësimin e edukimit gjinor në shkollë. 77 tradhtarë Shqipëri ta vunë kokën në hi, president mos u bëj i 78”, tha Pano.