Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Shpenzime luksoze, pagë 36 mijë euro, pasuri miliona euro; pikëpyetjet që lindin nga deklarimi i familjes Rama
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat tha se situata ekonomike dhe sociale e vendit po përkeqësohet dita-ditës, ndërsa pasuria e familjes kryeministrore vijon të rritet me ritme të larta dhe të pajustifikueshme. Sipas PD, në një kohë kur mijëra shqiptarë po braktisin vendin për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe mungesës së shpresës për një të ardhme më të mirë, të dhënat e deklarimit vjetor të pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij tregojnë të ardhura, shpenzime dhe investime të konsiderueshme, të cilat ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si janë siguruar. Vangjeli u shpreh se ky kontrast i fortë mes realitetit të shumicës së qytetarëve dhe rritjes së vazhdueshme të pasurisë së familjes qeverisëse është...