Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Atentati me dy viktima në Rinas/ Rama: Do të ishte zbardhur në kohë reale, nëse do të ishte “në këmbë” sistemi i monitorimit me kamera inteligjente
Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë atentatin e ndodhur në rreth rrotullimin e Rinasit me dy viktima, Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe miku i tij, efektivi i AMP-së Muçi Shaljani (Sheqeri). Rama gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e njësisë 2 tha se ngjarja do të ishte zbardhur në kohë reale, nëse do ishte “në këmbë” sistemi i monitorimit me kamera inteligjente. Rama: Me projektin e ri që më në fund do të nisim ta zbatojmë pas një zvarritje burokratike. Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të qyteteve dhe të rrugëve kombëtare, është projekt strategjik për sigurinë, pastërtinë dhe sigurinë e prindërve në shkolla. Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte...