Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Projektbuxheti 2026/ Rama: Nga janari i 2026, rritje pensionesh pa cënuar rritjen ekonomike
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në prezantimin për Projektbuxhetin 2026. Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se reformat e ndërmarra nga qeveria sollën sukses, ndërsa nënvizoi se nga janari i 2026 do të ketë edhe rritje pensionesh. “Ne kemi angazhuar në dispozicion të pensionistëve, 1.7 miliardë euro plus që do të disbursohen gjatë mandatit tonë të katërt duke filluar nga janari i vitit që vjen dhe çdo vit do të financohet dyfishi i vitit të mëparshëm. Nga ana tjetër mund ta bëjmë pa cënuar pjesën tjetër, rritjen ekonomike të ardhurat që duhet të vendosim për të gjitha aspektet e jetës së përbashkët”, tha ai.