Berisha njofton bisedë live në rrjetet sociale, qytetarët e ‘masakrojnë’ me komente: Shko përballu me SPAK

Berisha njofton bisedë live në rrjetet sociale, qytetarët e ‘masakrojnë’ me komente: Shko përballu me SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se do të zhvillojë një bisedë live në rrjetet sociale, por njoftimi i tij është pritur me një lumë kritikash nga qytetarët. Në komentet e shumta, ndjekësit i kërkojnë Berishës të shkojë në SPAK dhe të përballet me drejtësinë për çështjen e 21 Janarit, pasi kreu i PD-së, megjithëse fletëthirrja i ishte dërguar në tre adresa, nuk u paraqit të premten për të dhënë llogari për krimin shtetëror të asaj dite. “Shko në SPAK përballu me ata”, shkruan një qytetar. “A të zën gjumi rehat për vrasjet që ke porositur kur ishe në pushtet?”, shkruan një tjetër komentues. “Z.Sali Enver Protopapa bën mire që nesër në 12.00 mos bëj bashkëbisedim në rjete sociale me simpatizantët por shko...