Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

Në ambientet e jashtme të një biznesi në Kamëz, ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.