Kryeministri Edi Rama ndodhet në Njësinë 3 në Tiranë, ku po flet për buxhetin 2026.
Rama theksoi edhe njëherë angazhimin e qeverisë për të rritur pagën minimale dhe për të mbështetur sektorin privat.Lexo edhe :Related Posts
Ai gjithashtu tha se Shqipëria është i vetmi vend me taksat më të ulëta në rajon, teksa nënvizoi se edhe në mandatin e katërt do të vazhdojë kështu.
Rama: Paga minimale për të gjithë shqiptarët që jetojnë me punë, dhe sot e kanë 400 euro, do të shkojë në 500 euro. Do të jetë për të gjithë shqiptarët, si për privatin edhe shtetin. Brenda mandatit të katërt jemi zotuar ta çojmë pagën minimale në 700 euro. Kështu do të rriten edhe pagat e tjera. Do të rriten pagat për mësuesit, mjekët, punonjësit e ushtrisë dhe për gjithë të tjerët, sanitarët, shoferët, etj.
Për sektorin privat, kontributet shoqërore dhe shëndetësore për 9 muajt e parë do t’i paguajë qeveria, në mënyrë që paga të merret e plotë, pa krijuar shqetësim në aspektin financiar për kompanitë. Ne kemi vendin me taksat më të ulëta në të gjithë rajonin. Por do të vazhdojmë të jemi vend i vetëm, vendi ku nuk ka taksë për biznesin e vogël dhe kështu do ta vazhdojmë ta mbajmë deri në fund të këtij mandati. Biznesi i vogël do të vazhdojë të paguajë vetëm kontributet shoqërore dhe shëndetësore për punonjësin, se ato nuk janë taksa.
/vizionplus.tv
