Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘S’e përmend prej vitesh’/ Pensionisti e pyeti për Berishën, Rama: Nuk e llogaris
Kryeministri Edi Rama ka komentuar kreun e PD-së, Sali Berisha gjatë një dëgjese me qytetarët për projekbuxhetin 2026. Rama u shpreh se është një emër që nuk e përmend prej shumë vitesh, duke shtuar se merret me të kur ka fushatë dhe se është i detyruar për shkak se janë në një arenë. “Përndryshe se llogaris a është a nuk është realisht”, iu drejtua Kryeministri një pensionisti i cili i përmendi kryedemokratin. Rama shtoi se Berisha ëshë një e keqe e madhe, që nuk iu është ndarë vendit. Edi Rama: Përmende dikë që unë nuk ia përmend emrin prej shumë vitesh dhe që merrem me të vetëm kur ka fushatë sepse jam i detyruar, sepse jemi në arenë dhe duhet të merrem, Përndryshe se llogaris...