Rama: Nga viti 2026 rroga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit do të shkojë 700

Rama: Nga viti 2026 rroga minimale 500 euro, deri në fund të mandatit do të shkojë 700

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me banorët e Njësisë numër 3 në Tiranë.  Ai foli për projekt-buxhetin e PS-së, duke u shprehur se ka si kryefjalë pensionistët, ndërsa gjithashtu u ndal dhe te pagat e personave që punojnë.  “Edhe pse është një ditë pushimi, jemi mbledhur për të ndarë së bashku disa momente dhe për të diskutuar për disa linja kryesore të buxhetit te bashkisë, por edhe buxhetit të shtetit për vitin që troket. Më vjen shumë mirë që kemi një projekt-buxhet të qeverisë të PS-së, që ka si kryefjalë pensionistët.  Pas një përpjekje të gjatë ne kemi arritur të krijojmë kushtet financiare falë rritjes së ekonomisë, falë reformave që nxitën rritjen e ekonomisë dhe falë mbështetjes së palëkundur të shqiptarëve që na dhanë mundësinë të...