Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Vlorë/ Konflikt për motive të dobëta, mbetet i plagosur 39-vjeçari
Një konflikt ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Vlorë ku ka mbetur i plagosur një person. Pas një konflikti për motive të dobëta, dy të rinj kanë goditur me mjet prerës një 39-vjeçar, i cili ndodhet në spital. Dy të rinjtë janë shoqëruar në polici. “Vlorë/Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë...