Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Zelensky përballë skandalit të korrupsionit
Zelensky përballë skandalit të korrupsionit Figura qendrore në skandalin e korrupsionit, që e ka shkundur Ukrainën, Tymur Mindich, është mik i vjetër dhe ish-partner biznesi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Burimet nga sektori për zbatim të ligjit kanë thënë se Mindich është larguar nga shteti pak para se policia të bënte kërkime në shtëpinë e tij. Prokurorët raportohet t’i kenë thënë gjykatës se e posedojnë një thirrje telefonike të incizuar në të cilën Zelensky dëgjohet duke folur me një tjetër subjekt të hetimit, ministrin e Drejtësisë, Herman Halushchenko, derisa Halushchenko ka qenë në një thirrje telefonike në grup me Mindichin dhe Oleksandr Tsukermanin, ndihmës që është akuzuar gjithashtu nga shteti, përcjell A2. Hollësitë e bisedës me Halushchenkon dhe të komunikimit me Mindichin nuk dihen, ndërsa...