Robert Papa zbardh detajet e forta, ja si po zbulohet trafiku i miliona dollarëve nga Sinaloa, përgjimet e FBI-së…

Gazetari i njohur, Robert Papa ka folur dje mbi sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj biznesmenit Luftar Hysa, i njohur ndryshe edhe si mik i Edi Ramës. Papa zbardh një seri detajesh që sipas tij lidhen me një dosje të re të përmasave të mëdha në Shtetet e Bashkuara. Papa thotë se pas çështjeve që përfshijnë Ramën, si dosja McGonigal dhe fotoja me Barack Obamën që sipas tij bie ndesh me ligjet federale të financimit të fushatave, tani është shfaqur edhe një dosje masive që lidhet me kartelin e njohur Sinaloa.
Duke iu referuar informacionit që ai thotë se vjen nga struktura amerikane, Papa shprehet se personat që kanë qenë deri në zyrën e Ramës rrezikojnë arrestim nëse hyjnë në territorin amerikan, ndërsa ngre dyshimet se FBI mund të ketë përgjuar biseda dhe lëvizje financiare të lidhura me pastrimin e miliona dollarëve në Shqipëri. Ai përmend edhe deklaratat e zëvendësdrejtor i FBI Dan Bongino, i cili ka folur më herët për trafikun e Sinaloas dhe lidhjet e tij me Portin e Durrësit dhe me qeverinë shqiptare. Në këtë kuadër, Papa përfshin edhe emrat e dy ministrave.
Ja çfarë thotë Robert Papa:
“Pas dy dosjeve ku implikohet Rama, si ajo e McGonigal, fotoja me Obamën e cila shkel ligjin federal të zgjedhjeve, shfaqet dhe një dosje shumë masive me Sinaloan. Është kapur një grup i madh kriminal, të cilët kanë lidhje me kryeministrin Rama, dhe Departamenti i Thesarit ka ekzekutuar sanksione ndaj tyre. Janë tre mënyrat e sanksioneve: Lista e Zezë nga Presidenti, “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe sanksionet nga Thesari. Shpesh, këto sanksione qëllojnë të jenë të ndërthurura—Departamenti i Shtetit me Thesarin. Personat që kanë qenë deri në zyrën e Ramës, në qoftë se hyjnë në Amerikë, arrestohen. A janë përgjuar bisedat e tyre dhe pastrimi i miliona dollarëve në Shqipëri? Unë mendoj se po. Don Bongino, numri dy i FBI-së, ka folur gjatë përpara se të shkonte në FBI për trafiqet e Sinaloas, për portin e Durrësit dhe lidhjet me qeverinë shqiptare. Ndërkohë, Rama vazhdon xhirot e radhës me Giorgia Melonin në Itali.
Unë i them Ramës që mos ki frikë, Don Bongino është vegjetarian. A do ta zbatojë ai planifikimin e udhëtimit privat në Manhatan në datën 18? Te Sinaloa nuk është vetëm Rama; është edhe ministri i Mbrojtjes, Vengu, drejtori i portit, Lubja (Belinda Balluku), thuajse e gjithë kupola e partisë së tij. Me këtë korrupsion galopant dhe me këto fakte të reja, çdo qeveri do të kishte rënë. Natyrisht, i takon opozitës dhe të gjithë shqiptarëve që të luftojnë për të mos pasur një kryeministër të tillë që është konsumuar dhe nuk jep dot më. Ato kullat që ai ndërton janë pikërisht me milionët e dollarëve që pastrohen, si grupi kriminal i Sinaloas. Problemi është se Amerika, pra FBI dhe Departamenti i Drejtësisë, e kanë në mbikëqyrje, në vëzhgim, dhe dosja rritet. Nuk mund të them se kur do të reagojnë, sepse problemet e ngushta të politikës amerikane bëjnë që të shtyhen problemet, qoftë në Ballkan, qoftë në Ukrainë apo në Gaza”, thotw ndwr tw tjera Robert Papa.
Rama i izoluar
Ai përmend gjithashtu veprimet e Ramës në planin ndërkombëtar, duke përfshirë takimet e tij me Giorgia Melonin, marrëdhëniet me liderë të tjerë dhe qëndrimin e ftohtë të administratës së Donald Trump ndaj kryeministrit shqiptar, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë izolimi. “Rama vjen vërdallë si satelit, në gjunjë përpara Melonit, barkas me Micotaqin, dhe me lidhje të dyshimta me Erdoganin. Administrata Trump ndaj tij është e akullt—indiferencë, injorim. Ose këtu është vendosur që me këtë figurë nuk duhet të ketë më asnjë lloj marrëveshje, mbështetje, por as blerje heshtje. Në atë takim me Giorgia Melonin të Italisë, shfaqet një servilizëm i madh.
Çfarë e lidh Melonin me Ramën veçse korrupsioni?  Dosjet janë tmerrësisht masive. Ekonomia po tregon shenja krize në planet e tij madhështore për kulla të mëdha. Ata që pastrojnë miliona dollarë nuk po afrohen më, sepse tregu nuk i mban më. Ajo që më habit është: përse Rama nuk e uron Mamdani? Ata kanë të përbashkët ideologjinë, kanë të përbashkët shokun. Mamdani nuk kërkon thjesht autobusët falas dhe kujdesin për fëmijët falas. Ai kërkon të ligjërojë prostitucionin, kërkon të paguhen operacionet për transgjinorët dhe për fëmijët. Ka një agjendë tepër, tepër të majtë. Ai është një kopje e Veliajt dhe me Ramën ka shumë të përbashkëta”, shprehet Papa.