Plas sherri mes tre personave në Vlorë, plagoset rëndë me thikë njëri prej tyre/ Shoqërohen në polici autorët e dyshuar (EMRAT)

Plas sherri mes tre personave në Vlorë, plagoset rëndë me thikë njëri prej tyre/ Shoqërohen në polici autorët e dyshuar (EMRAT)

Një konflikt mes tre personave ka degjeneruar në përdorimin e mjetit prerës thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Ujit të Ftohtë.  Konflikti verbal i nisur në zonën e Ujit të Ftohtë në rrugë ka agravuar në shkelma dhe grushte dhe më pas në përdorimin e thikës. Raportohet se për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person. Bëhet fjalë për Vladimir Krsmanovic, ndërsa dy autorët e dyshuar janë Damjan Selimaj dhe Geraldo Prenci.  I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital në gjendje tepër të rëndë, ku ka marrë ndihmën mjekësore në kohë dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.  Policia ka shoqëruar në komisariat personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.