Zbulohet “baza” e drogës në Tiranë, identifikohen 44 prodhues dhe shpërndarës, mes tyre edhe të mitur

Zbulohet “baza” e drogës në Tiranë, identifikohen 44 prodhues dhe shpërndarës, mes tyre edhe të mitur

Policia ka goditur një rrjet të shpërndarjes së drogës në Tiranë, ndërsa janë identifikuar 44 pjesëtarë të grupit të cilit shisnin lëndë narkotike në trajta të ndryshme. Blutë kanë ekzekutuar masën e sigurisë për 25 prej tyre, ndërsa 6 ishin arrestuar gjatë periudhës pesëmujore të hetimit. Ndërkohë po punohet për kapjen e 13 pjesëtarëve të tjerë. “Finalizohet pas 5 muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Labirinti”. Goditet një rrjet i shitjes së lëndëve narkotike. Identifikohen 44 shtetas, pjesëtarë të grupit, të cilët, të veçuar ose në grupe, shitnin lëndë narkotike, në trajta të ndryshme. Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 25 prej tyre. 6 shtetas janë vënë në pranga gjatë periudhës...