Investigimi/ Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë

Investigimi/ Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë

Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë Shoqëria aksionare “Tete Albania Tunnel & Mining”, në pronësi 51% të grupit ILBAK Holding, me aksionerë Murat dhe Mustafa Ilbak, prej vitesh kryen aktivitetin e saj të kërkim–zbulimit të mineraleve me vlerë në vendin tonë, mirëpo jo në përputhje me legjislacionin në fuqi. Zonat ku kjo firmë operon janë të ndryshme, por “Piranjat” udhëtuan kësaj here në zonën e Perlat-Shebës, 20 km larg Rrëshenit, aty ku “Tete Albania” është duke kryer shpime me sonda për të zbuluar minerale me vlerë, kryesisht bakër. Sapo mbërrin, grupi i xhirimit bëhet dëshmitar i një aksidenti në punë, ku një punonjës shqiptar është duke lënguar pasi është goditur me një çelës në bark, ndërsa...