Rama: Mikrosigurime për të zgjeruar mbulimin e familjeve dhe biznesit të vogël

Rama: Mikrosigurime për të zgjeruar mbulimin e familjeve dhe biznesit të vogël

Kryeministri Edi Rama nënvizoi dje rëndësinë e zgjerimit të mbulimit me sigurime te biznesi i vogël dhe familjet me të ardhura të ulëta. Në Konferencën Vjetore të IAIS (Organizata Botërore e Mbikëqyrësve të Sigurimeve), mbledhja më e madhe e mbikëqyrësve të sigurimeve, që zhvillohet për herë të parë në rajonin e Ballkanit, në Tiranë, Rama u shpreh se mikrosigurimet mund të ndihmojnë në këtë drejtim. Në rastin e Shqipërisë, Kryeministri theksoi se pavarësisht përpjekjeve për mbulim më të mirë me sigurime, ende shumë familje dhe biznese të vogla mbeten pa mbrojtjen e nevojshme. Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet, zjarret, tërmetet, sipas Kryeministrit, mund të shkatërrojnë vite pune të mundimshme duke i lënë ata të pambrojtur. “Rruga përpara është e qartë. Na duhet të...