Kodi i ri Penal, Lamallari mbledh avokatët: Kontributi juaj është i domosdoshëm, presim propozime konkrete më shumë…

Kodi i ri Penal, Lamallari mbledh avokatët: Kontributi juaj është i domosdoshëm, presim propozime konkrete më shumë…

Në Ministrinë e Drejtësisë u zhvillua dje tryeza e radhës konsultuese për draftin e Kodit të ri Penal, me pjesëmarrjen e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në fjalën e tij tha se nuk kemi të bëjmë me një proces të mbyllur, por me një proces të ndërtuar me transparencë, me gjithëpërfshirje, me debat profesional dhe me përfshirjen e ekspertizës më të mirë që Shqipëria ka në fushën e së drejtës. “Drafti i ri ka synim të modernizojë politikën penale, të forcojë proporcionalitetin e dënimeve, të rrisë parashikueshmërinë dhe qartësinë dispozitive, t’i japë sistemit penal mjete efektive, të balancuara dhe moderne, harmonizohet me acquis communautaire dhe praktikat europiane, në përputhje me objektivin tonë strategjik të anëtarësimit në BE. Një nga shtyllat ku...