Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama flet për marrëveshjet me Italinë: Ato për mbrojtjen dhe energjinë, më të rëndësishmet
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat italiane gjatë qëndrimit të tij në Itali ku të enjten e 13 nëntorit u zhvillua mbledhja e parë e ndërqeveritare mes dy vendeve tona. Në një intervistë për Bruno Vespën, Rama tha se marrëveshjet më të rëndësishme të nënshkruara janë ato për mbrojtjen dhe energjinë. Nuk la pa përmendur edhe ato të tjerat në lidhje luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar dhe sigurinë. “Unë besoj se ato që kanë të bëjnë me industrinë e mbrojtjes janë të rëndësishme. Ato që kanë të bëjnë me energjinë dhe, mbi të gjitha, puna për projektin e ri të përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë për të ndërtuar këtë linjë interkoneksioni mes Lindjes dhe Perëndimit që përfshin Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Shqipërinë...