Hipokrizi dhe bojkot/ Adriana Kalaja kundër të gjithëve: Mua mos më llogarisni më

Hipokrizi dhe bojkot/ Adriana Kalaja kundër të gjithëve: Mua mos më llogarisni më

Ish-kryetarja e Gjykatës së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, deklaroi se prej “3 vite e gjysmë” po zhvillon një luftë të ashpër brenda PD-së për parime dhe për çështje që, sipas saj, nuk i ka ngritur askush më parë. Kalaja u shpreh se brenda partisë ka hipokrizi, duke kritikuar deputetët që – siç tha ajo – më parë sulmonin figura të caktuara, ndërsa sot nuk vlerësojnë punën e saj.“Nga informacionet që kam, mendoj se ka hipokrizi. Moralisht, një deputet duhet të mbështesë ose Adrianën, ose të thotë hapur: ‘Nuk të mbështes ty, por Endri Shabanin.’Për mua është amorale që deputetët e PD, që deri dje i quanin disa sorosistë dhe thoshin se Rama i mori 83 mandate për shkak të Endri Shabanit, sot nuk vlerësojnë punën...