Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Ishte një nga qytetet më madhështore në planet, por ndërtimi i tij mbetet ende mister
Rrënojat e qytetit të lashtë janë simboli i Perusë: një vend misterioz, që duket edhe më magjepsës nga peizazhi natyror i luginave të andeve. Zbulimi i vitit 1911, Maçu Piçu ngrihet në lartësinë 2350 metra mbi nivelin e detit dhe është “marka tregtare” e Perusë, njëherazi trashëgimia më e rëndësishme botërore e tij (jo e vetmja, pasi ka edhe 11 të tjera). Vendi arkeologjik me rrënojat e lashta të qytetërimit Inka, ndodhet 80 km në veriperëndim të Cuzco-s, në Cordillera të Vilcabamba, pjesë e vargmalit të gjatë të Andeve. Vendosur midis dy majave Maçu Piçu (“maja e vjetër” në gjuhën lokale) dhe Hujana Piçu (“maja e re”), vendi bie me pamje mbi luginën e lumit Urubamba. Ky qytet i lashtë, i ndërtuar në gjysmën e...