Qerim Vrioni: Nderim për Reshat Randobravën

Qerim Vrioni: Nderim për Reshat Randobravën

Nga Qerim Vrioni Para disa ditësh në një nga netët e Festivalit të tretë të këngës në Kosovë (2025), që u zhvillua në Prishtinë, kompozitori i njohur prizrenas z.Reshat Randobrava u nderua me “Çmimin e Karrierës” për krijimtarinë e tij të gjatë muzikore. “Okarina e Artë“ (okarina- instrumenti më i vjetër muzikor i gjetur në trevat shqiptare-(interneti)) emërtohet çmimi i nderit që iu dorëzua kompozitorit Randobrava nga drejtori i festivalit, Rilind Gërvalla. (në foton shoqëruese). Ai ka kompozuar shumë këngë të kënduara gjerësisht nga shqiptarët. E veçantë mendoj se ngelet ajo me titull “O moj ti me sytë e zi” e kënduar fillimisht nga Sabri Fejzullahu, mandej edhe nga mjaft këngëtarë të tjerë nga të dy anët e kufirit londinez, që ndanë shqiptarët. Kjo këngë...