Vrasja e Sulo Halilit në Greqi / Gazetari: Dyshohet për ngatërresë me një tjetër shqiptar me precedentë

Në emisionin “Në Kohë Reale” të drejtuar nga Flori Gjini, sot është folur gjerësisht mbi ngjarjen makabre të ndodhur në Skourta të Greqisë, ku u gjet i vrarë dhe i karbonizuar 27-vjeçari shqiptar, Sulo Halili.
Gazetari Edmond Guri, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Athina, solli detaje të reja mbi hetimet e autoriteteve greke dhe pasqyrimin e mediave vendase.
Ai e cilësoi rastin si shumë të ndërlikuar, duke e krahasuar me një “thriller” kriminal, pasi versionet e ngjarjes kanë ndryshuar nga dita në ditë.
Gazetari Edmond Guri, i ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Athina, solli detaje të reja mbi hetimet e autoriteteve greke.
Ai shpjegoi se një nga pistat e policisë lidhet me mundësinë e një koincidence fatale.
“Kemi të bëjmë me një rast shumë të ndërlikuar, sepse ndryshe u tha fillimisht dhe tashmë ndryshe po zhvillohet ngjarja. Mesa duket kemi të bëjmë me një udhëkryq, sepse policia ende nuk ka mundur të zbardhë dinamikën e kësaj ngjarjeje,” tha Guri.
Hetimet aktualisht po shqyrtojnë dy pista kryesore, tha ai, “mundësinë që viktima të jetë ekzekutuar nga ish-i dashuri i partneres së tij, i cili e kishte kërcënuar më herët”
Sipas tij, autoritetet greke po hetojnë edhe një pistë tjetër, që lidhet me mundësinë e një koincidence fatale, që sikurse u shpreh gazetari “ viktima, 27-vjeçari Sulo Halili mund të ketë rënë pre e një ngatërrese identiteti. Ekziston një tjetër person shqiptar, me të njëjtin emër dhe mbiemër, i cili është i njohur për precedentë penalë dhe dyshohet se është vrasës me pagesë. Për shkak të ngjashmërisë së madhe në fizionomi dhe identitet, autorët e krimit mund të kenë menduar se viktima ishte pikërisht ky person me të kaluar kriminale.
Familja e viktimës dhe avokati i tyre nuk e përjashtojnë pistën e koincidencës, duke theksuar se i riu nuk kishte asnjë precedent penal dhe ishte një person i qetë që kishte ndërtuar jetën e tij. Dyshohet se ai ra pre e një kurthi pas një kontakti në rrjetet sociale me një femër, me të cilën fliste prej gjashtë muajsh.
Gjatë intervistës gazetari tha se, “autoritetet greke kanë sekuestruar celularët e familjes dhe po hetojnë kontaktet e fundit të viktimës, ndërsa pista kryesore mbetet identifikimi i personit që e takoi dhe e çoi drejt ekzekutimit. Policia dyshon se pas krimit fshihen profesionistë të botës së krimit të organizuar.