FOTO – Bashkia Shkodër fiton projekte 4.5 milion euro për infrastrukturën shkollore, Beci jep lajmin…

Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” dhe kopshti “Tom Alimhilli” do të rikonstruktohen plotësisht bashkë me palestrën e gjimnazit “28 Nëntori”, ndërsa do të ndërtojmë fushat sportive në shkollën “Tring Smajli” në Njësinë Administrative Rrethina.
4.5 milion euro është vlera e këtyre projekteve të sapofituara të Bashkia Shkodër në thirrjen e hapur të Ministria e Arsimit dhe Sportit. Kjo është puna jonë që vijon teksa në proces janë investimet për rikonstruksionin e plotë të shkollës 9 vjeçare “Ndre Mjeda”, “Kolë Idromeno” dhe terrenet sportive në 3 shkolla, e rikonstruksionin e plotë në shkollat profesionale ” Hamdi Bushati” e “Arben Broci” financuar nga MEKI.
Vlera e këtyre investimeve për shkolla e kopshte i kalon 12 milion euro, por i paçmuar është gëzimi e emocioni i mësuesve, nxënësve, prindërve e sigurisht i imi , për këto punë të mira që po bëjmë bashkë për Shkodrën!

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim!