Për herë të parë qeveria shqiptare dhe ajo italiane zhvilluan një mbledhje të përbashkët.
Kryeministri Edi Rama u shoqërua nga homologia e tij italiane Georgia Meloni, me të cilën shkëmbyen dhe biseda të shkurtra gjatë takimeve me zyrtarë të tjerë të lartë.
Takimi vijoi me firmosjen e 16 në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar.
Analisti Endri Tafani, i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizon Plus, tha se të 16 marrëveshjet ishin shumë të rëndësishme, por veçoi ato të energjisë, mbrojtjes dhe financave.
Ai deklaroi se niveli i takimit ishte shumë më i lartë krahasuar me herët e tjera. Analisti u shpreh se firmosja e 16 marrëveshjeve ishte një lajm shumë pozitiv për Shqipërinë.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Cilat ishin marrëveshjet më të rëndësishme?
Tafani: Të gjitha ishin, por e para, sa i përket energjisë, ishte më e rëndësishme. Dhe pjesa tjetër që ka të bëjë me marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes. E treta pastaj kishte të bënte me financat, që mund të krijojmë marrëdhënie besimi me investitorët e huaj. Niveli i takimit ishte më i lartë se herët e tjera.
Borakaj: Çfarë tregon?
Tafani: Formate të tilla Italia i ka bërë edhe me Francën, edhe me Gjermaninë. Shqipëria është ngritur në një rang shteti më të lartë. Për Shqipërinë është lajm pozitiv, pavarësisht faktit se kush na përfaqëson aty. Italia dha të kuptohet që Shqipëria është partneri i saj dhe e vendos Shqipërinë si më të favorizuarën në rajon.
/vizionplus.tv
