Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Ngushëllime për opozitën”/ Rama: Vendi sot qeveriset më mirë seç është qeverisur ndonjëherë
Pas mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ku u firmosën 16 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, kryeministri Edi Rama dha një intervistë ekskluzive për emisionin “Real Story” në ABC News. Gjatë bisedës me gazetarin Sokol Balla, Rama komentoi mungesën e një opozite funksionale në vend, duke u shprehur me ironi “ngushëllime” për situatën aktuale politike. Ai shtoi se qeveria është shpesh “opozita e vetvetes” dhe se sipas tij, Shqipëria po kalon periudhën më të mirë të qeverisjes së saj, falë mbështetjes së qytetarëve dhe stabilitetit politik. Sokol Balla: Dhe ndërkohë keni një opozitë e cila vetëm opozitë nuk është për momentin, nuk ofron asnjë lloj alternative. Edi Rama: Po ngushëllime. Sokol Balla: Dhe një alternativë do të ishte, opononca do ishte mirë edhe...