Gjashtëmbëdhjetë marrëveshje nga “çifti i lumtur” i (gjeo)politikës

Gjashtëmbëdhjetë marrëveshje nga “çifti i lumtur” i (gjeo)politikës

Shqipëria dhe Italia kanë firmosur 16 marrëveshje bashkëpunimi gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë. Marrëveshjet përfshijnë fusha të rëndësishme të bashkëpunimit, nga shëndetësia dhe energjia, deri te siguria, arsimi dhe zhvillimi ekonomik. Nga 16 marrëveshjet e firmosura, 8 prej tyre janë të fushës së mbrojtjes, industrisë ushtarake dhe të mbrojtjes civile. Marrëveshjet e nënshkruara: -Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin mbi sigurinë kibernetike. -Marrëveshje ndërqeveritare në lidhje me koncesionin e një huaje ndihme për mbështetjen e krijimit të një sistemi të mbrojtjes civile shqiptare. -Marrëveshje ekzekutive për nismën kundrejt përforcimit të aftësive të mbrojtjes civile në Shqipëri. -Marrëveshje për realizimin e projektit në mbështetje të neonatologjisë, në mbrojtje të fëmijëve dhe nënave. -Memorandum mirëkuptimi operativ kundër trafikut të drogës. -Marrëveshje për bashkëpunimin në sektorin...