Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë

Vengu: Shqipëria do të prodhojë anije ushtarake me Italinë

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zbuloi nga Roma detaje rreth marrëveshjeve që u firmosën sa i përket fushës së mbrojtjes, në mbledhjen e parë të përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Vengu zbuloi se kompania shtetërore “KAYO”, e cila është përgjegjëse për prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake sipas një kontrate të nënshkruar me kompaninë italiane, “Fincantieri”, do të prodhojë anije ushtarake. “Prej tre dekadash kjo është hera e parë që rinovojmë partneritetin ushtarak me Italinë, për shumë arsye brenda NATO-s, për arsye të industrinë ushtarake që duam të kemi në fokus nga të dyja brigjet e Adriatikut. Kemi dy marrëveshje që nënshkruhen mes kompanisë shtetërore “KAYO” dhe gjigantit italian “Fincantieri” për prodhimin e anijeve ushtarake dhe jo vetëm...