Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Itali, Spiropali: Pikënisje historike në rrugëtimin e përbashkët drejt një Evrope të bashkuar
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e ka cilësuar pikënisje historike për projekte të reja, mbledhjen e dy qeverive shqiptare dhe italiane që u mbajtën të enjten në Romë. Spiropali shprehet se ky bashkëpunim mes dy vendeve do të ndihmojë në rrugëtimin e përbashkët drejt një Evrope më të bashkuar. “Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Itali, një pikënisje historike për projekte të reja, për bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar”, shkruan në rrjetin social X, kryediplomatja Elisa Spiropali. Gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Romë, u nënshkruan 16 marrëveshje.