Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Atentati në Rinas/ Hoxha zbulon detajet: Ja cila ishte arsyeja e udhëtimit të Gilmando Danit në Barcelonë
Gazetarja Anila Hoxha ka treguar detaje të reja nga atentati në Rinas ku u vra Gilamando Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, Mustafa Shaljani, Sheqeri. Sipas gazetares, Dani kishte shkuar në Barcelonë pasi po bënte përgatitjet për dasëm. Ajo thotë se Dani, së fundmi ishte fejuar me një arkitekte dhe po niste një jetë të re dhe sipas saj përgatitjet për dasmën ishin pikërisht arsye e udhëtimit të tij drejt Barcelonës. “Ai kryesisht jetonte në Shqipëri, pavarësisht udhëtimeve të shumta që ka patur. Pavarësisht të kaluarës së tij me precedentë, nuk kishte masa të rritura apo të shtuara për të garantuar jetën e tij. Këto janë të dhëna që po mblidhen nga grupi hetues. Shkaku i hetimit është për të përgatitur dasmën. Ishte fejuar...