Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Shpërndante materiale pornografike me të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë
Policia e Shtetit ka godetur një rast të përhapjes së materialeve pornografike me të mitur, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “STREAM” Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka finalizuar një operacion të rëndësishëm në luftën kundër krimit kibernetik, duke arrestuar një 29-vjeçar në Tiranë për veprën penale “Pornografia me të mitur”. Operacioni u zhvillua në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe në kuadër të aksionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet. Pas informacioneve të siguruara nga autoritetet policore gjermane dhe EUROPOL-i, strukturat shqiptare kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/ Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike godet...